Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plusat në veshkë dhe tensioni i lartë

Pershendetje, nje kusherire e imja gjendet ne spital qe 3 dite shkaku eshte tensioni i larte dhe enjtja e trupit dhe analizat kane rezultuar me 3 plusa ne veshke, eshte ne javen e 26 te shtatzanise, qe tre dite eshte e shtrire ne spital dhe nuk ka asnje efekt nganjehere i normalizohet shtypja mirepo perseri kthehet ne gjendjen e meparshme, cka na rekomandoni ju? Flm shume per gjithcka.

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arjeta,

Problemi qe ka kusherira jote eshte serioz. Plusat ne urine tregojne se me urine humben proteinat. Kjo rezulton me enjtje te trupit. Shtypja e larte e gjakut e komplikon akoma me teper situaten. Shtatzenia eshte e vogel (26 jave). Megjithate konsideroj se do te ishte mire sikur te jepej edhe terapia me kortikoide. Keto barna i pjekin mushkerite e bebes nese lindja ndodhe parakohe. Nese gjenja nuk normalizohet ose nese vazhdon te perkeqesohet, atehere mund te jete e nevojshme qe te nderpritet shtatzenia (ne interes te nenes). Ne kete rast beba do te jete me e pergatitur qe t'i mbijetoje lindjes se parakohshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti