Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mundësisë për shtatzëni

Se pari ju pershendes edhe ju falenderoj qe po gjeni kohe per ne. Une jetoj ne Belgjike, para 3 viteve kam qene shtatzane mirepo kam abortu shtatzania ka qene natyrale si kam provu kam mbet shtatzane edhe mas abortit ma nuk mbes qe 3 vite mjeket me thojne shume mire je analizat te gjitha dalin mire kam provu 1 here IVF mirepo embrione kane gjetur pak vetem 2 i kane marre mjeku me ka thene qe injeksionet te cilat i kam marre per veze jane kane shume doze e vogel edhe per kete arsyje ka mundesi ju lutem me tregoni qka mendoni ju per kete a ka mundesi qe me te vertete kane ndiku injeksionet apo ka ndonje gje tjeter ju kisha lutur e me ndihmoni sepse jam shume e brengosur? ju pershendes kaloni mire.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Laura,

Eshte shume e rendesishme te dihet mosha jote. Nuk eshte njelloj per nje grua e cilat perpiqet qe te mbetet shtatzene se a eshte 25 vjeçare apo 42 vjeçare. Ne shumicen dermuese te rasteve shkaku i pamundesise qe nje cift te kete femije eshte: bllokimi i tubave te mitres, problemet me ovulacion dhe/ose problemi mashkullor. Nese ke mbetur nje here shtatzene, kjo mund te jete shenje se ne ate kohe problemi nuk ka ekzistuar. Cili eshte shkaku qe tash pas 3 vjetesh nuk po mund te mbetesh prape shtatzene? Ne kete pyetje eshte shume veshtire qe te te jap pergjigje permes emailit. Procedura IVF eshte hapi i fundit dhe ne nje perqindje te larte te rasteve jep rezultat pozitiv. Per te stimuluar ovulacionin ekzistojne protokolle, ndonese edhe keto mund te "dizajnohen" per nje paciente te caktuar.

Me vjen keq nese me kete email nuk munda te te ndihmoj aq shume, por me te dhenat qe ke dhene eshte e pamundur te te them me teper.

Gjithe te mirat.

(14 vite më parë)
ju falenderooj doktorr un jam 26 vjeqare ndoshta jan kalalen e bllokuara un nuk di mir po mikan kqyrur me kamera dhe me kan then qe gjithqka esht ne rregull edhe deri sod as gje sme thjn keq ndersa qe kam ber VIF te gjith me thjshin ke shum pak injeksjone edhe doza esht e vogel sepse ske nevoj me marr me te larta jam shum e brengosur ndersa tashti me kan propozuar me ber apet mir po me nje doz te injeksjonve me te madhe qka mendoni ju per ket ju lutem

/komuniteti