Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Njollat kafe në fillim të shtatzënisë

Doktoresha doja te merrja nje keshille tuajen per nje problem. Ciklin e fundit e kisha me 13 maj nje cikel i rregullt 25 ditesh pasi pata nje vonese bera nje test me date 8 qershor qe rezultoi pozitiv dhe po ate dite kisha njolla kafe dhe pak dhimbje ne fund te barkut u drejtova te doktori me beri nj bhcg dhe doli me nje vlere 480 me tha qe eshte nje barre e vogel qe nuk mund ta shohim as ne eko se ku eshte implantuar e se cbehet me dha utrogestan dy here ne dite dhe me la takim me 17 qershor nderkohe mua me vijne nga pak perseri njolla kafe dhe dhimbje te lehta ne bark. Me falni qe u zgjata po jam ne merak duke qene se kam patur nje missabort me perpara dhe kam frike se dhe keto jane shenja te nje aborti? Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me shpejte!

Albana Alba (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Gjakrrjedhja pas një vonese mestruale dhe me beta HCG të lartë, të çon në mendimin e pranisë së shtatzënisë e cila mund të jetë rrezik aborti. Mos prit datën e caktuar nga mjeku për kontroll, por paraqitu menjëherë për të bërë ekzaminim ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar gjëndjen e shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti