Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në çfarë jave hy në muajin e 9?

Doktoreshe, ju falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaj, por nuk jam e qarte pak me veten time, une menstruacionet e fundit i kam pasur me dt 12 gusht 2010, dhe ju me thoni qe une sa kam filluar javen e 32, ne faqen e bebaime.com eshte nje kalkulator i dates se lindjes dhe ai kalkulatore ne baze te llogaritjeve 12 me nxjer 33 javeshe, tani nuk po kuptoj ju po me thoni qe sa kam hyre ne javen e 32, ju lutem me falni qe u zgjata por nuk jam shume e qarte, ju lutem me shpjegoni, dhe ne cfare jave e filloj muajin e 9?


Me shume respekte dhe njehere ju kerkoj ndjese.

Nevila Burgu (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nevila.

Duke ju referuar ditës së parë të fillimit të menstruacioneve të fundit, dhe nëqoftëse kohëzgjatja e ciklit tënd menstrual është 28 ditë, atëherë, sot shtatzënia është në javën e 32-të e 5-së ditë. Të kërkoj falje, për shqetësimin që ka shkaktuar gabimin im në llogaritje. Pa shfaqësuar veten, mendoj se më e rëndësishme është ecuria normale e shtatzënisë.

Data ideale e lindjes së fëmijës tënd, parashikohet rreth datës 19 maj 2011. Konsiderohet si lindje normale, fëmijët që lindin nga dita e parë e më tutje, e javës së 37-të.

Ju uroj shtatzëni dhe lindje të mbarë.

Moza Keta (15 vite më parë)
Përshëndetje Alketa. Nga dita e konceptimit / fertilizimit, shtatzënia zgjat rreth 38-të javë ose rreth 266 ditë. Nga dita e parë e menstruacioneve të fundit, shtatzënia zgjat rreth 40-të javë ose rreth 280 ditë. Për prakticitet mjekët përdorin këtë mënyrë llogaritje për kohëzgjatjen e shtatzënisë. 40-të javë, do të thotë 9-të muaj kalendarik dhe afro 1 javë (6-të ose 7-të ditë). 40-të javë, nuk do të thonë 10 muaj kalendarik, sepse një muaj nuk ka 28 ditë apo 4 javë por ka afërsisht 30.5 ditë apo 4 javë dhe 2.5 ditë. 40-të javë, mund të konvertohen edhe si 10 muaj hënor, pasi një muaj hënor ka 28 ditë. (e përsëritur)
Alketa (15 vite më parë)
Nje shtatzeni normale zgjat 40-te jave qe nga llogaritja e mjekeve behet ne muaj henor nga 28 dite qe nga dita e pare e ciklit e nese deshiron te llogarisesh sipas popullit ose dates se konceptimit gje te cilen veshtire se e dine kur ka qene atehere normal/perafersisht me nje cikel te rregullt 28-te ditor shtatzenia zgjat 38 jave qe sipas te dhenave te tua kur ti fillon javen e 35+0 do hysh ne muajin e nente (dates se konceptimit) ose nga data e ciklit te fundit ne javen 37+0. Perndryshe shtatzenia nga dita e pare e ciklit te fundit zgjate 267 dite.

/komuniteti