Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Medikamenti Adalat

Pershendetje e nderuar, kerkoj falje per pyetjet e shumta qe bej, por sadopak me pergjigjjet e juaja qetesohem. Qafen e mitres e kam 1.6 cm deri 1.9 cm sipas mjekes time qe me ka thene eshte e mbyllur jam regjim shtrati deri tash kam perdorur medikamente adalat prej neser me ka thane qe mos ti perdor me mirepo kam shume frike nese nuk do i perdor mo do te me fillojne ndonje dhimbje e madhe edhe pse tash i kam dhimbjet ndonjehere por te lehta deri ne cilen jave te shtatzanise eshte e lejueshme perdorja e medikamentit adalat 60 mg? Faleminderit shume per pergjigjjet qe me jepni, zoti ju shperblefte.

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkëndije

Përdorimi i adalatit si antispazmolitik, rekomandohet të përdoret deri në javën e 36-të të shtatzënisë. Meqënëse qafa e mitrës është e shkurtuar por e mbyllur, ndërprite këtë trajtim për të vazhduar me antispazmolitikë më të lehtë dhe të bësh rregjim shtrati së paku deri në javën e 37-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti