Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e vitaminave në javën e 9

Pershendetje doktor! Jam ne javen e 9 dhe deri para 3 diteve kam perdorur vitamina Gravid, nderkaq tash multivitamin Prenatal. Te lutem shume me trego se keto prenatal perdoren pasi ta perfundoj muajin e 3 apo ne fillim sepse kishin me shume vitamina p.sh lexova se shtatzena duhet te marr 400 mg acid folic nderkaq keto kane 800 mcg a mos eshte shume dhe mund te me shkaktoje ndonje efekt anesore?

Ina Limani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Esa,

Preparatet qe je duke marre jane suplemente. Domethene jane tableta me sasi te caktuara te vitaminave dhe mineraleve. Disa preparate kane me shume vitamina dhe/ose, kurse disa tjera kane me pak. Duhet ta kesh parasysh se vitaminat dhe mineralet merren me ushqim. Normalisht qe gjate shtatzenise nevojat jane te shtuara, por megjithate me nje regjim te shendetshem te te ushqyerit, mund te plotesohen nevojat per vitamina dhe minerale.

Sa i perket acidit folik, që nga momenti kur nje grua perpiqet qe te mbetet shtatzënë e deri në javën 12 të shtatzënisë, ajo duhet të merr acid folik. Acidi folik parandalon defektet e lindura të gypit neural (si spina bifida). Acid folik kanë perimet e gjelbërta, por gjatë zierjes shkatërrohet. Prandaj nuk duhet të bazoheni në ushqimet që kanë acid folik, por çdo ditë merrni nga një tabletë acid folik 400 mikrogramëshe (0.4 mg). Konsultohuni me mjekun për t’ju përshkruar këtë vitaminë.

Perimet e gjelbërta, mishi pa dhjam, frutat e terura dhe arrat kanë hekur. Nëse keni mungesë të hekurit ju e ndjeni veten lodhshëm.

Agrumet, domatet, brokoli dhe patatet janë burime të mira të vitaminës C. Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit.

Bylmeti, sardinat, buka, arrat dhe perimet e gjelbërta janë të pasura me kalcium që është i domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve.

Peshku ka vitaminë D e cila ndikon në eshtra. Burimi më i mirë me vitaminë D është rrezitja në diell, por duhet të jeni e kujdesshme të mos ju digjet lëkura. Nëse jeni brune ose rrini gjithmonë e mbuluar mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D.

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti