Shqetësime gjatë shtatzënisë
Nora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nora.
Shenjat tregojnë për dy mundësi. Së pari; është mundësia e pranisë së një infeksioni urinar, për të cilin duhet të bësh analizë të urinës komplet. Nëse analiza rezulton e ngarkur, urokultura tregon medikamentin që duhet përdorur. Së dyti; ekziston mundësia e rrezikut për lindje parakohe. Vizita tek mjeku, përveç të tjerave duhet për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës.
Mbështetur në ditën e parë të menstruacioneve të fundit, parashikohet që lindja të ndodhë rreth datës 8 maj, pra pas 40 javë shtatzëni. Në mjeksi, quhet lindje normale lindja pas javës së 37 të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni dhe lindje normale.
E nderuara znj. Doktoreshe.
Jam ne javen e 35 te shtatzenise, kjo eshte shtatzania e dyte por kam nje shqetesim diç keto dy-tri ditet e fundit kam nje dhimbje ne shpine por edhe po urinoj shpesh. A eshte ndonje shenje qe mund te jene shenjat e lindjes se bebes apo diç tjeter eshte ne pyetje.
Une diten e pare te menstruacioneve e kam pas me 1.08.2010, ne baze te kalkulimeve po me bjen me 8 maj me lind, nese ndodh lindja para 8 majit a mund te jetoj bebi apo ka ndonje rrezik?
Ju flm.