javë pas jave
Pershendetje Nertila,
Nuk ka problem nese duhet te rrish ulur gjate orarit te punes. Perpiqu qe disa here gjate dites te ngritesh nga karrika dhe te ecesh, ne menyre qe gjaku te qarkulloje neper venat e kembeve. Mos harro qe je shtatzene, prandaj mos u perpiq qe te kryesh edhe punen qe mund te kryhet neser! Ne kete rast vlen thenia "punen e sotme lere per neser". Nese veren qe ke enjtje te kembeve ose zgjerim te venave ne kembe, kontakto me gjinekologun tend.
Me poshte jane disa keshilla te pergjithshme per shtatzenat e punesuara. Mund te jene te teperta, prandaj merri vetem ato qe i konsideron te vlefshme.
Ju jeni shtatzënë dhe jeni e rrezikuar nëse punoni me kimikalie, me plumb, me rreze X ose nëse bartni pesha të rënda. Nëse bëni një punë të tillë duhet të bisedoni me mjekun.Nëse mjeku kosideron se është e rrezikshme për ju, atëherë është e kundërligjshme të vazhdoni punën dhe punëdhënësi duhet t’ju ofrojë një punë tjetër më të lehtë ose nëse nuk ju gjen një punë më të lehtë duhet të dilni në pushim me rrogë të plotë.
Kur punoni ju ndjeheni e lodhur, sidomos në javët e para dhe në fund të shtatzënisë. Kur e keni pushimin e drekës mos dilni në shoping, por hani dhe pushoni. Nëse në fund të orarit duhet të kaloni në trafik të ngarkuar, kërkoni nga punëdhënësi që t’ju ndryshojë orarin e punës.Mos u ngutni që sapo të ktheheni në shtëpi të filloni menjëherë me pastrimin e shtëpisë dhe me gatimin. Kërkoni ndihmë nga burri. Nëse jetoni vetëm redukoni në minimum punët e shtëpisë dhe bini herët për të fjetur.Që në fillim të shtatzënisë gjërat fillojnë të ndryshojnë. Ndryshojnë ndjenjat e juaja – ndjenjat për vetveten, për beben dhe për të ardhmen. Ndryshojnë edhe raportet e juaja me të tjerët – me burrin, me fëmijët tjerë (nëse keni), me prindërit dhe miqtë.Por, ju jeni ajo që keni qenë dhe duhet të vazhdoni me jetën tuaj. Prandaj, nuk është gjithmonë aq e lehtë që t’i përshtateni ndryshimeve që shkakton shtatzënia. Në rreshtat më poshtë do të përshkruaj disa nga brengat të cilat mund t’i keni gjatë shtatzënisë si dhe disa sugjerime se si të ballafaqoheni me këto probleme. Por, mos harroni se një gjë që mund të jetë problem ose brengë për një person, mund të mos jetë për një tjetër. Poashtu edhe një këshillë që mund të jetë e dobishme për një person, për një person tjetër mund të mos jetë e tillë.


Pershendetje doktor! Jam shtatzane ne javen e 26 edhe kam punen e tille qe rri ulur gjithe diten ka ndonje ndikim kjo tek bebi, mund te kete ndonje efekt qendrimi ulur per nje kohe te gjate? Me respekt Nertila, pune te mbare.