Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të filloj një shtatzëni?

Pershendetje dr. Memli, ju pergezoje per punen qe beni kisha pas deshire qe me ktheni pergjigje mua rreth pyetjes se kur mund te filloje nje shtatzani, para 3 muajsh pata lindje te parakoheshme, kam lindur bebin ne javen e 19-te kam pasur lindje normale as sjam pastru as asgje as medikamente masandej skam perdore se kam pas tamam lindje, analizat tani te gjitha i kam bere me kariogramin e bashkeshorteve, t3, t4, tsh, anti tpo dhe anti tg, ogtt me strisho me urinokulture, me biokimi me pasqyren e gjakut te gjitha i kam bere qe te gjitha me kane dale analizat mire, acid folik jam duke perdore qe 2 muaj menihere mbase kam pas kontrollen, si thuani ju a duhet te pres ende apo mundem te planifikoj nje shtatzeni, menstruacionet me kane ardhe me rregull, ju pershendes shume me fal qe e zgjata shume!

ija h (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ija,

Më vjen shumë keq për abortin që ka ndodhur!

Është mirë që të pritet 6 muaj para se të fillohet një shtatzëni e re, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues.

Acidi folik mund të merret 3 muaj para planifikimit të shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti