Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Njolla të verdha

Pershendetje Doktoreshe. Doja te pyesja per 2 gjera te lutem... ne date 27 maj duhej te me vinte cikli une bera nje test e me rezultoi pozitiv, gjokset i kam shume te fryra dhe te lenduara prej ditesh, lodhje trupi dhe shume gjume me zor rri... te vjella dhe shqetesime te tjera jo. Pyetja e pare eshte: A eshte normale kjo? Problemi tjeter eshte se dije dhe sot (vetem nga paraditja) kam pare se kisha njolla si te verdha jo tamam kafe te forte dhe pyetja e dyte eshte: A jane papastertite e trupit keto a po cfare po ndodh me mua? Une do te shkoj te doktori neser pasdite po jam ne ankth se cfare do me thote, pasi une e dua shume kete shtatzani dhe me zor e kam pritur. Te lutem doktoresh Moza cfare me keshilloni? Ju falenderoj perzemersisht ju dhe te gjithe ata qe marrin pjese ne kete web. Arbi.

Djana Djana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Me shënjat që tregon dhe me testin e shtatzënisë pozitiv, tregon që shtatzënia ka filluar. Edhe sekrecionet hemoragjike që nuk shoqërohen me dhimbje, janë shenjë e një shtatzënie normale. Pasi të konfirmohet shtatzënia edhe me ekografi, fillo konsumin e acidin folik dhe ndiq edhe këshillat e tjera që jepen në këtë portal për të patur ecuri normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti