Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E brengosur për ciklin!

Pershendetje doktoreshe e nderuar! Kam lindur qe 7 muaj e gjysme, menstruacionet e para me kane ardhur pas 6 javesh dhe gjithnje i kam pas te rregullta. Te fundit i kisha me date 28, ndersa sot ne diten e 14 me jane paraqitur sekrecione ngjyre kafe. Nuk kam pasur kurre te tilla, gjithashtu nuk kam perdorur asnjehere asnje lloj kontraceptivesh. Duhet te bej vizite gjinekologjike apo brenga ime eshte pa vend? Faleminderit paraprakisht. Shendet, Jehona.

Jehona Sallahu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona

Baj vizitë gjnekologjike për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës dhe një ekografi, për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Pas këtyre ekzaminimeve, mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet dhe trajtim nëse do të jetë e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti