Infeksion urinar
Ervisa Dardha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ervisa
Mungesa e rritjes në kulturën urinare, tregon mungesën e pranisë së infeksionit urinar. Prandaj nuk është i nevojshëm trajtimi me antibiotikë. Një mënyrë e dytë për të evituar fillimin e një infeksioni urinar, është marrja e sa më shumë lëngjeve nga goja të cilat duhet të jenë të freskët dhe jo të gazuar. Mjaft rëndësi në këtë situatë marrin edhe rregullat e higjenës personale, të cilat gruaja shtatzënë duhet ti zbatojë me rigorozitet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Gjate analizave te kryera ne javen e 15 te shtatzanise eshte kontatuar nje infeksion urinar por me mbjelljen e bere rezultati ishte steril. A keshillohet antibiotike ne kete faze apo mund te kete ndonje menyre tjeter per te evituar perdorimin e tyre? Faleminderit.