Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e bebes në javën e 26!

Pershendetje dr, dje ju shkruajta per kusheriren time qe thash se ka tension te larte dhe plusa ne veshke, mirepo sot ne mengjes ajo humbi beben ne javen e 26, ajo ende eshte ne spital dhe gjendet ne shok dhome sepse ka humb vetedijen qe ne mengjes e beben e vdekur ende nuk e kane nxjer, sepse sipas mjekeve ne Shkup thone se duhet njehere ti kthehet vetedija qe te mund ta lind normal jo me operacion sepse sipas tyre nese e lind me operacion do te kete pasoja ne shtatzanite tjera, cka na rekomandoni ju dhe ju lutem na shkruani per pasojat e ketij rasti, flm shume dhe shpresojme per nje pergjigje sa me te shpejte!

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arjeta,

Me vjen keq per kete qe i paska ndodhur kusherires tende! Eshte shume me rendesi qe kusherira jote te lirohet nga shtatzenia. Menyra e nderprerjes se shtatzenise varet nga gjendja e saj. Nese ka kushte per lindje normale (tashme eshte lindje sepse ka kaluar 22 jave) atehere mund te ndihmohet me barna lindja vaginale (domethene jepen barna qe shtojne tkurrjet e mitres qe lindja te ndodhe sa me shpejt). Nese nuk ka kushte per lindje te shpejte normale, atehere duhet menduar edhe per operacionin.

Gjithe te mirat.

/komuniteti