Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e bebes në javën e 26!

Pershendetje dr, dje ju shkruajta per kusheriren time qe thash se ka tension te larte dhe plusa ne veshke, mirepo sot ne mengjes ajo humbi beben ne javen e 26, ajo ende eshte ne spital dhe gjendet ne shok dhome sepse ka humb vetedijen qe ne mengjes e beben e vdekur ende nuk e kane nxjer, sepse sipas mjekeve ne Shkup thone se duhet njehere ti kthehet vetedija qe te mund ta lind normal jo me operacion sepse sipas tyre nese e lind me operacion do te kete pasoja ne shtatzanite tjera, cka na rekomandoni ju dhe ju lutem na shkruani per pasojat e ketij rasti, flm shume dhe shpresojme per nje pergjigje sa me te shpejte!

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Më vjen keq përsa ka ndodhur. Fillimisht duhet përmirësuar gjëndja e nënës dhe më pas duhet të nxirret fetusi qoftë edhe me operacion cezarian.

Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, nuk do të thotë që në të ardhen të përsëritet e njëjta situatë, nëqoftëse kushërira do të trajtohet për tensionin e lartë dhe të mbahet në nivele të pranueshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti