Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndihen lëvizjet e bebit në javën e 11-12?

Pershendetje deshta me ju pyet a eshte e mundur me ndi femiun gjalle ne javen e 11-12? Edhe kam dhimbje ne permjet kohe mas kohe me koqitet kemva e majte? A eshte normale kjo edhe cfare vitamina kishit rekomanduar mi perdore ne keto jave? Nderimet e mia.

Dafina Mulaku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dafina,

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Acidin folik vazhdoni ta merrni gjer në javën e 12. Pas kësaj, konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog që ju percjellë shtatzëninë në lidhje me vitaminat.

Ndërsa në lidhje me ngërçet në këmbë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/ngercet-gjate-shtatzenise

Gjithë të mirat.

/komuniteti