A ndikon mbajtja e dietave në mosmbetjen shtatzënë?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Ulja në peshë gruas, është gjithnjë një mundësi më shumë për fillimin e shtatzënisë. Mos mbetja shtatzënë nuk lidhet me uljen e sasisë ushqimore, për ekuilibri ushqimor duhet të mbahet nën kontroll, pasi nuk duhet të eliminohen plotësisht elementët e domosdoshëm.
Nëse ke vendosur të dobësohesh vetëm me uljen e masës ushqimore, të rekomandoj që dietën ta përcaktosh me ndihmën e mjekëve dietolog.
Të uroj fat.
Pershendetje e nderuar dhe na fal qe te shqetesojme me kaq shume pyetje. Te falenderoj pa mase per pergjigjet tuaja, sikur na e heq sikletin qe kalojme. Kam gati nje muaj e ca qe mar pak karbohidrate, kam mbajte dieta per renie ne peshe, qe te them te drejten s`kane pasur ndikim shume pozitiv, por renie kg. kam pasur. Doja te dija se kam kaluar tre perioda dhe mesa duket shanset per shtatzani kane qene te dobeta. Dy shtatzanite e para i kam pasur mbas nje periode te vetme, kam ngelur shume shpejt, me thuaj te lutem mos ka ndikim ushqimi qe une konsumoj, pak fruta dhe pak ushqim, per mos mare shume karbohidrate? Te faleminderit shume shume. Kam shume respekte per ju! Jeni e vecante...