Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Blighted ovum

E nderuar, te kam bere nje pyetje tjeter, por mendoj se nuk kam qene e qarte. Fjalen e kam pasur per 'blighted ovum'. Lexova rreth saj, dhe pyetja e vetme qe kam ne lidhje me te eshte: Sa kohe mund te marre deri sa te ulen hormonet e shtatzanise dhe te ndodh deshtim natyral? Jam 9 jave + 3 dite sipas kalkulatoreve, ndersa yolk sac eshte 6 mm. Simptomat e shtatzanise po zbehen cdo dite e me shume. Jam e interesuar qe gjithsesi te pres te ndodhe deshtimi vet, pa nderhyrje. Faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Blighted ovum, është një shtatzëni pa embrion. Të rekomandoj të bësh kyretazh/pastrim pasi nuk mund të presësh gjakrrjedhje spontane, pasi ajo mund të jetë abondate (e shumtë) dhe mund kalosh në anemi.

Të uroj gjithë të mirat.

Agnesa Shabani (14 vite më parë)
e dashur V.R shum mir te tregoj mjekja na ka ndihmu dhe na ndihmon shum kuptohet kur na ikemi te qarta pyetje desha te them edhe un te njejtin problem e kisha po ty mos prit te filloj gjakderdhja po drejtohu spitalit me kohe un para 1 muaje e kisha dhe tash jam nen kontrola mjeksore te persh shum dhe me vjen shum keq moter e dashur lajmrohu per cdo rast

/komuniteti