A ka problem në mbetjen shtatzënë nga perdja në mitër?
S Erika
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erika,
Keqformimet e mitrës janë një nga shkaqet e infertilitetit. Heqja e perdes dhe verifikimi i kalueshmërisë tubare gjatë operacionit, do të ishin faktorë pozitiv për të mundësuar një shtatzëni.
Ju uroj fat.
Dr Morina pershendetje! Une po ju pyes per nje problem te nuses time te vellait. Para dy ditesh ne portal pashe nje vajze qe shkruante qe kishte nje perde ne miter dhe do te kryente nderhyrje, pasi kjo ishte nje nga arsyet qe ajo nuk mbeste shtatzane. Kete problem e ka dhe nusja vellait tim, e cila eshte e fejuar dhe nuk ka tentuar ende per femije. Kjo perde ndalon ne mbetjen shtatzane apo dhe ajo duhet ti nenshtrohet operacionit? Dhe nese ajo mund te mbetet shtatzane femija rritet normalisht? Me fal qe e zgjata kaq shume por u shqetesova pas une vete kam probleme ne lidhje me mosmbetjen shtatzane por me gjera te tjera. Ju uroj pune te mbare.