Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Streptococcus dhe candida albicans (numër i vogël)

Pershendetje Doktoreshe, ju falenderoj shume per pergjigjet dhe keshillat tua qe na beni te ndihemi me te qeta dhe me te informuara rreth problemeve tona. Jam shtatzene dhe kam 15 jave, kam bere strisho vaginale dhe cervikale, dhe me ka dale qe kam dy lloje bakterie Candida albicans (numer i vogel) dhe Streptococcus agalactiae. Pyetja ime per ju eshte: A duhet patjeter te perdore ndonje antibiotik, a eshte rrezik nese nuk perdori asgje ngase une nuk po kam deshire te perdore asgje ngase po kam frike qe mos po ndikojne dicka keq tek foshnja ime? A munden me mu largu keto bakterie vetvetiu apo permes qajave? Ju faleminderit per kohen tuaj qe po e ndani me ne. Ju pershendes.

afka Sfishta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Infeksionet që përshkruan, nuk mund të lërgohen vetë apo me përdorimin e çajrave. Ato duhet të trajtohen me medikamente. Fillimisht duhet të trajtohet Streptococcus agalactiae me antibiotikë. Më e preferuara është penicilina, por mund të përdoren edhe antibiotikë të tjerë e kjo varet nga rezultati i antibiogramës. Pas trajtimit me antibiotikë duhet të trajtohet edhe kandidoza, për të patur një shtatzëni me ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti