Ca japin këto shqetësime?
Eleni Rrunga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Duke u nisur nga ankesa që ndjen në mes si dhe urinimi i shpeshtë, më bën të dyshoj për një infeksion renal. Prandaj bën mirë të bësh një analizë urine, për të vlerësuar këtë mundësi.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoresh Moza. Ju falenderoj per ndihmen qe na jepni kur kemi nje shqetesim. Doja tju pyesja si mjeke edhe pse nuk eshte ne profesionin tuaj, kam nje problem, ndjej si dhimbje si miza tek gishtat e kembes, ndonjehere me dhemb mesi po nga e njejta ane qe me dhemb kemba, dhe urinoj keto dite pak me shpesh se zakonisht, mund te me ndihmoni se ku mund te drejtohem mund te jete nje infeksion urinar apo dicka me veshkat? Faleminderit, edhe ju uroj shendet edhe gjithe te mirat.