Cilat janë shkaqet e mos ovulimit?
Lorena Hajzeri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lorena
Në mënyrë të përmbledhur po përshkruaj faktorët që çojnë në çrregullime të ovulacionit.
Çrregullimet hormonale, janë faktori kryesor i çrregullimeve të ovulacionit. Këto janë shkaqet më të zakonshme të çrregullimeve të ovulacionit. Faktorët që shkaktojnë këtë problem janë; paaftësia e ovareve për të formuar folikuj të pjekur dhe kjo shkaktohet nga sindromi i ovarit policistik, disfunksioni i hipotalamusit dhe disfunksioni i hipofizës; dëmtimi fizik i ovareve si dhe menopauza.
Pas disa analizave dhe ekzaminimeve për të gjetur shkakun e çrregullimeve të ovulacionit te një femër, mjekët gjinekolog kanë mundësi për trajtim dhe rregullimin e kësaj situate.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kisha dashte te di arsyjen e mos ovulimit te rregullt, kisha dashte te di pse ndodh kjo per shkat te si thote populli jam e ftofur apo cfare arsyje ndodh kjo kisha dasht te di se jom shume e shqetesuar shume mjeku me ka thane se ashte edhe arsye trashegimie. Te lutem me jep sa ma shume spjegime.