Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdormi i kanellës gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, une kam dy pyetje te shkurta, e para: per shkak te kapsllekut qe kam gjate shtatzanise a mundem te pergatise ujin me mjalte dhe kanelle per te cilen kam lexuar se eshte e pershtatshme per kete problem a ka ndonje efekt negativ perdorimi i kanelles per femijen? E dyta: une tash jam ne javen e 28 dhe ka disa dite qe kembet me ajen shume e me teper kemba e majte sa qe shpesh po ndjej dhembje ne shpute kur eci madje i kam gjithnje te fryra sa qe ka filluar te me pengoje per aktivitete te perditshme ne pune dhe shtepi. Falemnderit ne pergjigjejet tuaja.

Melita prishtine (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melita

Këshillat më e mirë në për të dominuar kapsllëkun në shtatzëni, është përmirësimi i dietës ushqimore. Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me perime, lëngje pa gaz dhe shumë efikatëse është konsumi i kompostos me kumbulla. Gjatë shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i medikamenteve për të trajtuar kapsllëkun. Rekomandohet shtimi i ecjeve në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra duke shtypur enët e gjakut dhe vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndron për një kohë të gjatë në këmbë. Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndrosh shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta, të kufizosh qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë dhe të mos përdorësh veshje të shtrënguara të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzënisë të flihjet në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti