Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha fetale

Kam nje pyetje, une i kam pasur menstruacionet me dt 12.08.2010 te fundit, jam shtatzene por kur kam qene tek doktori im i rregullt me del qe femija eshte zhvilluar dy jave me shume, me rregull ishte desht me qene ne javen e 33, por dr me thote qe del qe jam ne javen e 35 a eshte normale? dhe une ka me lind me operacion dhe kam nje shqetesim qe shpesh here me ndodh qe e ndi bebin duke kercy si tik tak, bon ndodh edhe naten shpesh si me bo tak tak, kercen a eshte gje normale? ndoshta kisha shume pyetje por jam shume e shqetesuar.


Te lutem me pergjigj...flm per mirekuptim...

Arbnore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnore.

Vlerësimi i moshës fetale me ekografi i bërë në moshën e shtatzënisë që thua, shpesh paraqet edhe pasaktësi. Krahasimi me matjet ekografike të mëparshme, kryesisht me ekografinë e parë kur është përcaktuar shtatzënia, mund të bëjë korrektime të rëndësishme mbi moshën e shtatzënisë.

Nëse fëmija lëviz 12 herë gjatë periudhës zgjuar apo edhe pak më tepër, nuk ka problem për t’u shqetësuar. Nëse janë më pak se 12 apo më shumë se 20 lëvizje, drejtohu menjëherë tek gjinekologu.

/komuniteti