Dhimbje barku
Adre Tirane
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rea,
Kontakto një mjek obstetër gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen që referon. Mundet edhe të kesh mbetur shtatzënë. Mendimi yt se akoma nuk të ka ardhur cikli dhe prandaj nuk mendon se je shtatzënë, është i gabuar. Duhet të dish se kur vjen cikli menstrual psh. pas lindjes, tregon se kanë kaluar disa ditë të ovulacionit dhe prandaj ka ardhur gjakrrjedhja menstruale. Nëse shtatzënia mungon, mjeku me vizitë gjinekologjike dhe disa analiza e ekzaminime do të vlerësoj gjendjen e përgjithshme shëndetsore.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Kam lindur me operacion para kater muajsh. Vajzen e ushqej vetem me qumesht gjiri dhe akoma nuk me ka ardhur cikli. Ka rretj nje jave qe kam dhimbje ne fund te barkut por sot pata me shume dhimbje por te shoqeruara me renie tensioni te perziera u zverdha ne fytyre dhe mu ftoh komplet trupi. Per shtatzani se besoj se nuk me ka ardhur cikli. A mund te kem ndonje gje shqetesuese? Flm.