Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni Kandida

Pershendetje e nderuar, jam e brengosur, une kam infeksion kandida, kam perdorur tableta per ti futur ne vagine tash jam duke e perdor nje krem per ta lyer vaginen por sot sekrecionet e bardha kur me dalin ndjej sikur me djeg a eshte se ende nuk eshte sheruar infeksioni apo rrezikohem prape me ndonje infekison tjeter?

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkëndije,

Gjatë shtatzënisë shtresa sipërfaqësore e vaginës trashet dhe rritet numri i qelizave të cilat ripërtërihen. Domethënë shumë qeliza shkatërrohen, por njëkohësisht prodhohen qeliza të reja. Për këtë arsye shtohet sasia e sekretit normal vaginal i cili ka ngjyrë të bardhë.

Kandidoza është sëmundje infektive e cila nëse kurohet mirë, nuk jep probleme dhe shqetësime të mëvonshme. Është e rëndësishme që trajtimi dhe kujdesi për tu mos përsëritur, të jetë i plotë.

Njëkohësisht, rritet sasia e glukogjenit (sheqerit) në qelizat e epitelit të vaginës. Këtë glukogjenë e shfrytëzojnë bacilet e Doderleinit të cilat janë mikrobe (të cilat normalisht gjenden në vaginë) dhe nga glukogjeni formohet acidi acetik. Ky ambient acidik që krijohet në vaginë ofron një mbrojtje të madhe kundër shumë mikroorganizmave, por për fat të keq nuk ofron mbrojtje edhe ndaj Kandidës.

Kandida është kërpudhë e cila është shkaktare e sekretit të shtuar që ke ti. Kandidat mjekohen shumë mirë me nistatine, klomtrimazol (Canesten) etj. Vitagyn është një kombinim barnash që mund të jepet në formë ovulash vaginale ose kreme vaginale që si qëllim ka krijimin e një ambienti acidik në vaginë, që tashme ti e ke. Rekomandimi im është që të përdorësh vetëm preparatin antifungal (kundër kandidës).

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!

/komuniteti