Gjendje ankthi dhe pagjumësie
Irsida Kruja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Irsida,
Mungesa e gjumit dhe ankthi sidomos gjumit të natës, nuk janë pasojë direkte e shtatzënisë. Largimi i gjumit, mund të vijë si shkak i së panjohurës. Të rekomandoj që duhet të lexosh dhe të mësosh rrugën e ecurisë së shtatzënisë. Ajo është një rrugë e tjeshtë, e bukur dhe pa ndërlikime. Besoj se pas kësaj, do të jesh më e qetë dhe do të bësh gjumë të plotë.
Unë nuk i rekomandoj shtatzënave të pagjuma, të përdorin qetësues farmaceutik. Ndonjë çaj si kamomili, mundet të jetë efektiv.
Uroj të kalosh një shtatzëni të lehtë.
Prsh! Sapo kam hyre ne 3 mujorin e dyte te shatzenise... gjate nates kam shume gjendje ankthi dhe pagjumesi, kjo me shoqerohet me te qara dhe me te vjella... ju lutem me tregoni se cfare medikamenti mund te fle qe te qetesohem... se spo mund ta perballoj dot... Faleminderit.