Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë cikli dhe shqetësim

Pershendetje une qe po ju shkruaj jam 26 vjece. Problemi im qendron ketu: zakonisht ciklin menstrual e kam te rregullt cdo 28 dite por kesaj rradhe kam gati 4 dite vonese, kam fryrje gjoksi gjendje lodhje urinim me te shpeshte se normalia, here pas here ne trup me kalon si vale afshi i nxehte dhe nje gjendje sikur me mbyt dikush, fryrje barku dhe ngurtesim i tij. Shpesh kam dhimbje te ciklit qe prej 10 ditesh. Dyshoja per shtatzani por testi me ka dale 2 here negativ. Ju lutem me ndihmoni se spo e kuptoj kete gjendje... ne pritje te pergjigjes suaj ju uroj gjithe te mirat dhe mbaresi ne pune.

Noa Noa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjona,

Pasi testi ka rezultuar negativ, të këshilloj të konsultohesh me mjekun gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës dhe shqetësimet që ke.

Gjithë të mirat.

/komuniteti