Menstruacionet mbas lindjes
Deni Deni
(14 vite më parë)
Përshëndetje Denora,
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe e nderuar ju falenderoj per pergjigjet tuaja, jane nje ndihmese shume e madhe per ne. Shqetesimi im eshte se po bej 9 muaj qe kam lindur dhe cikli ende nuk me eshte paraqitur. Eshte normale kjo situate, vajzen e kam ende ne gji dhe e ushqej shpesh gjate dites. Por kam vene re qe kam ndonjehere disa njolla te zbehta gjaku, mos jane keto nje shenje e ardhjes se tyre. Ju pershendes.