Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjaksia në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jeni shume te palodhshem, flm shume prej jush. Desha te pyes nje pyetje jam ne jave e 29 te shtatzanise me ka thene mjeku se kam pagjaksi dhe me ka dhene disa injeksione tot'hema dhe vitamin c te pi me ka thene qe ne bark te shprazur te pi me ndonje lang por une i pi po sa zgjona ne mengjes mos eshte dem per beben te lutem tregom se jam bere teper merak por kam edhe barna tjera si magnezium dhe prenatal por me ka thene mjeku qe mos ti pi gjitha se bashku por njerat nje here me vone mas disa oreve tjerat, te lutem me jep nje ndihme, ju duam shume, te pershendes.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda,

Bebi që zhvillohet në barkun e nënës, përveç të tjersh ka nevojë edhe për sasi hekuri. Këtë ai e merr nëpërmjet gjakut të nënës, të cilës i harxhohen rezervat e hekurit.

Ushqimet e pasura me hekur, janë zarzavatet dhe jeshillëqet (spinaqi, sallata jeshile, brokuli etj), mishi, peshku, qumështi, djathi, kosi etj. Përdori këto ushqime dhe të tjera si këto, pa rezerva.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani?like=true#676

Në lidhje me injeksionet të rekomandoj të ndjekësh këshillat e mjekut tënd gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti