Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ruajtja e qelizave të placentës dhe kordonit

E nderuar Dr.Keta, Shpresoj te jeni mire! Kisha nje pyetje per disa infomata te cilat jua parashtroj ju me besim qe jeni personi i duhur per te marr pergjigje. Rastesisht duke lexuar, hasa ne nje informacion rreth rujatjes se qelizave te gjakut te placentes, dhe ruajtja e nje pjese te kordoni. Cilat jane gjasat e sherimit te semundjes dhe a mundet te perdoret per anetare te tjere te familjes p.sh vella, moter, nene dhe baba? Une kam lindur ne Austri sepse atje jetoj perkohesisht, mirepo nuk kam qene e informuar per kete variant, ne spital kam shku 2 dite per te marr informata rreth lindjes por nje info te tille nuk pata, a behet kerkesa nga vet prindi per nje sherbim te tille? Por dhe nga ana e familjareve kane qene pyetjet cfare gjinie eshte femija e asnje nuk me dha ndonje keshille te dobishme, ndjehem shume e merzitur pse per vajzen time nuk bera ruajtjen e qelizave te placentes, vajza eshte 10 muajshe, pas 5 ose 6 vitesh mendoj per nje shtatzani te dyte dhe nuk dua te bej gabime nga mos dija apo mosinfomimi i sakte. Pres me shume kureshtje dhe shprese pergjigjen tuaj. Ju uroj pune te mbar dhe suksese ne profesionin tuaj, dhe ne jete. Me Respekt, Nesa Merko.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Nuk e di ecurinë e plotë të kësaj praktike shkencore në Shqipëri, por di se në spitalin Hygeia në Tiranë, është ndërtuar një qëndër e ruajtjes së qelizave staminale që përbëjnë materialin parësor për ndërtimin e indeve dhe organeve dhe në të ardhmen priten përdorime edhe më të gjera në kurimin e sëmundjeve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti