Shqetësime gjinekologjike
Bona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bona.
Mosardhja e menstruacioneve pas lindjes, është e justifikuar nëse vazhdon të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri në mënyrë të pandërprerë. Kjo është normale, e mund të zgjasë deri në 1 vit.
Sekrecionet e bardha janë për t’u shqetësuar nëse; janë të shtuara në sasi, kanë ndryshuar konsistencë (janë bërë më viskoze apo të ujshme), kanë erë, ndryshojnë ngjyrë, apo mund të ndjesh djegie, kruarje.
Analiza e tjeshtë e sekrecioneve, konfirmon shkakun nëse ai ekziston.
Përshendetje, kam lindur që 6 muaj e gjysmë, nuk kam ende menstruacione por që dy ditë e fundit kam sekret të bardhë sa për të më shqetësuar. Ju lutem është normale kjo?
Ju faleminderit, Bona.