Mbrojtja e bebit në bark
Elsa Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elsa
Uroj që dëmtimi që të ka ndodhur të mos jetë shqetësues. Bën mirë që përdor hekur për të dominuar aneminë që të është shfaqur, por përdorimi i acidit folik në këtë fazë të shtatzënisë, nuk është i rëndësishëm pasi nuk ka asnjë lloj influence.
Në këtë periudhë të shtatzënisë, duhet të bësh analizat komplet të gjakut dhe të urinës. Me dëshirë mund të bësh edhe rivlerësimin e antigjeneve dhe antikorpeve të sëmundjeve infektive.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe, uroj te jeni mire. Jam ne javen e 35-te por jam ne merak sepse para disa ditesh u vrava pak tek barku ne krahe te majte nuk pata dhimbje shume por jam e shqetesuar mos ka gje bebi, sa eshte i mbrojtur nga placenta? Analizat e gjakut me nxoren anemike dhe po vazhdoj te perdor ferrodel 2 here dita dhe acid folik. Cfare me rekomandoni me shume? Faleminderit dhe mezi pres pergjigjen tuaj.