Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 31 dhe bera analizat e gjakut dhe urines por desha te me konfirmoni a jane ne rregull kete rezultate pasi qe shqetesimi im eshte se nuk jane ne rregull pasi qe kane levizje nga mesatarja qe duhet te jene andaj, ne () jane mesataret eritrocitet 3.4 (4.1-5.1) hemaglobina 9.5 (12-15) hematokriti 28.4 (35-47) Proteinat 62.5(66-87); albuminat 33.37(35-52) Ndersa rezultatet e statusit urinar jane pesha specifike 1.010 (1.015-1.025) dhe sendimenti i urines 6-8 leukocite, si dhe bakterie ne kete fushe. Pres pergjigje dhe rekomandim nga ana juaj. Ju faleminderit shume.

Ati Ati (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Atix,

Më shqetëson fakti që niveli i hemoglobinës dhe hematokritit është i ulët dhe se vlera e proteinave në gjak është e ulët. Ti mund të kesh ënjtje të këmbëve dhe duarve e ndoshta edhe të fytyrës. Nëse ke këto shenja dhe nëse të shfaqen edhe në mëngjes sapo të jesh zgjuar nga gjumi, mendoj se duhet të konsultohesh sa më parë me mjekun tek i cili e përcjellë shtatzëninë.

Gjithë të mirat.

Ati Ati (14 vite më parë)
Ju faliminderit per keshillat , jam konsulltuar me mjekun dhe me ka dhene te perdor heferol dhe vitamin c per permisim,por por kam edhe nji shqetsim me jane paraqitur hemeroidet dhe ne kemben e majt nji pjese me rin e enjtur me ngjyr te eret dhe kam dhimbje te kembes me se shumti kur ri ne kembe.A eshte zgjerim i venave dhe kalimtare apo mund te vij si pasoje e pasqyres se gjakut qe e kam. Ju faleminderit shum Gjitha te mirat

/komuniteti