Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje doktoreshe, Jam shtazene ne javen e 31 te shtazanise dhe kam bere analizat e gjakut dhe te urines por kam ca shqetsime pasi qe kam shume luhatje nga mesataret. Rezulatet jane eritrocitet 3.4(4.1-5.1); hemoglobini 9.5 (12-15) hematokriti 28.4 (23 47) protetinat 62.49 (66-87) albuminat 33.37 (35-52) si dhe statusi urinar pesha specifike 1.0110 (1.015-1.025) si dhe kam te shkruar se sendimentet e urines jane 6-8 leukocite si dhe bakterie ne kete fushe Pres keshilla nga ana juaj. Ju faleminderit shume.

Ati Ati (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Analiza e gjakut komplet, flet për anemi e cila te gratë shtatzëna ndodh nga mungesa e hekurit. Në këto raste rekomandohet marja e hekurit, e cila do ta përmirësonte situatën. Në lidhje me analizën e urinës, të rekomandoj të bësh urokulturë për të përcaktuar nivelin bakterial, llojin e tyre si dhe mjekimin më efikas.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti