Mpirja dhe ënjtja e gjymtyrëve
Mia Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gena,
Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Ndjenja e djegies dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.
Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duart mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 34 te shtatzanise dhe kam nje shqetesim, me mpihen shume duart sidomos e djathta duke me dhene ndjesine e cpimi te gjilperave aq sa nuk mund te fle naten por kjo vazhdon gjate gjithe dites... gjithashtu me jane fryre shume kembet sidomos kycet dhe kur i prek me behen grope! A duhet te shqetesohem apo keto jane shenja kalimtare?Faleminderit.