Shtatzënë një muajshe por gardenrella përsëri pozitive
Djana Djana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Infeksionet vaginale të pa trajtuara, prishin ecurinë e shtatzënisë. Por në tremujorin e parë të saj, nuk rekomandohet trajtimi me antibiotikë pasi në këtë periudhë ndodh embriogjeneza. Deri në javën e 12-të rekomandohet përdorimi me lavanda me pehash (Ph) neutral. Pas javës së 12-të, rekomandohet përdorimi i flagylit oral ose vaginal ose klindamicina krem ose oral. Trajtimin e përshkruan mjeku që të ndjek shtatzëninë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe Moza! Jam 6 javeshe dhe bera perseri strishon rezulton gardenrella pozitive bashke me uroplazmen3 e mykoplazmen3, po te me japi antibiotike me tha se jane te demshem per embrionin... e kam lene te bej ekon ne javen e 7 dhe te shikoj a rreh zemra e femijes e pastaj te vazhdojme me ilacet... jam shume e merzitur nuk di cpo ndodh keshtu pas tere atyre antibiotikeve une e bashkeshorti perseri problem... te lutem doktoreshe a keni pas raste te tilla dhe si keni vepruar, per momentalisht doktoresha ime eshte jashte vendit... dhe nuk mund te konsultohem me te... si mendon ti per kete problem? Faleminderit qe ke durim te merresh me ne.