Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjinekologjike

Mirembrema.


Desha te beje nje pyeje ne lidhje me menstruacionet. Jam 30 vjeç, nuk jam e martuar, nuk kam marredhenie seksuale. Para 12 viteve kam bere operacion, kam pas ciste ne vezoren e djathte, pas operacionit une kam qene mire, nuk kam pire asnje ilac, por dhimbje gjate cikleve gjithnje kam pas. Ciklin deri tani e kam pas te themi te rregullt, po kete muaj te fundit pas mbarimit te ciklit ne diten e 16 kam pas si menstruacione me ngjyre kafe ne te kuqe jo shume, por kane zgjat 10 dite, tash eshte koha te me vije prap cikli po ende nuk me kane ardhur. Zakonisht gjate cikleve kam dhimbje te forta dhe cikli zgjat vetem 3 dite. Jam shume e shqetesuar, a ka shans te me perseriten cistet?  Ju kisha lut te me jepni pergjigje.

Edlira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edlira.

Gjatë periudhës së ovulimit, tek shumë gra pas mbarimit të ciklit, rrjedhin sekrecione tw lehta me ngjyrë kafe në të kuqe e që zgjasin disa ditë. Kjo gjendje, mund të argumentohet me ovulacionin.

Ekzaminimi ekografik, për të saktësuar gjendjen e vezoreve është i domosdoshëm.

Edlira (15 vite më parë)
Ju faleminderoj shume doktoresh, vetem kisha shtuar se eho te vezoreve kam bere, mjeku me tha se mire jane vezoret.

/komuniteti