Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosngelja shtatzënë pas abortit!

Pershendetje e nderuar doktoreshe! Jam 27 vjece. Nje vit e gjysem me pare kam pas nje abort spontan ne muajin e dyte te shtatzenise. Gjate mjekimeve te bera 3 muaj me vone rezultoi se kisha septate uterus dhe ju nenshtrova nje kontrolli hysteroscopic dhe po ate dite doktori me beri nje nderhyrje te vogel per kete problem, por qe nuk ishte shume shqetesuese me tha. Kam 3 muaj qe po provoj te ngel shtatzane perseri por pa rezultat bile me jane shtuar dhimbjet gjate menstruacioneve. Gjithashtu gjate gjithe kohes (dhe kur me ikin periodat) kam dhimbje te belit dhe me vjen per te vjelle. Jam shume e shqetesuar doktoreshe. Mund te jene keto shenja te ndonje infeksioni apo pranise se ndonje kisti? Dhe a mund te jene kjo arsyeja qe nuk po ngel shtatzene (sepse kur ngela shtatezene heren e pare edhe pse u ruajta per 5 vite ngela menjehere atehere kur une e bashkeshorti im deshironim)? Faleminderit!

<3mili<3 :) (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mili

Për të përjashtuar mundësinë e pranisë së ndonjë infeksioni të mundshëm, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Gjithashtu, kërko nga mjeku gjinekolog për të vlerësuar me ekzaminim ekografik gjëndjen e kavitetit uterin dhe atë të vezoreve. Nëse rezultatet rezultojnë normal, atëherë shtatzënia do të ndodhë me siguri.

Të uroj fat.

/komuniteti