Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondiloma gjatë shtatzënisë

Pershendetje, desha te pyes dicka, jetoj qe 2 vite ne France dhe ne muajin e 8, mu ka paraqit Kondiloma. Ju lutem me tregoni se cka eshte dhe si mund te jete formuar?

Gerta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gerta.

Kondiloma është infeksion, që shkaktohet nga një virusi human papiloma (HPV). Infeksioni është i përjetshëm dhe trajtohen vetëm shenjat e tij. Tek gratë shtatzëna, infeksioni nuk e kalon barierën placentare.

Kondiloma trajtohet me mjekime lokale, për të ruajtur të pastra rrugët e lindjes e fëmija mos të infektohet gjatë proçesit të lindjes. Në disa praktika, lindja me operacion cezarian është zgjidhja e pranuar.

/komuniteti