javë pas jave
Përshëndetje Ediola,
Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.
Të uroj një shtatzëni të lehtë dhe bebe të shëndetshme.


Pershendetje dr sapo kam hyre ne javen e 39 te shtatzanise para 4 ditesh isha te gjinekologu me tha cdo gje shume mire por kur me vizitoi me doli pak gjak mbas dy ditesh pe doli perseri pak gjak ne mengjes kontaktova me te edhe me tha qe eshte normale se ka filluar hapja... problemi eshte se qe ate dite kam pak dhimbje barku edhe mezi por jo te forta desha te di a jane keto shenjat qe po fillon lindja? Flm.