Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjirit gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshë e nderuar, se pari te falenderoj për këshillat qe po na jep. Pata nje pyetje, unë jam ne javen e 30 te shtatzenise dhe kjo është shtatzenia e parë dhe fal Zotit gjithçka me ka ecur mbare deri me tani, por para dy-tri dite kam rrjedhje nga gjinjet, zakonisht kur zgjohem në mëngjes shoh se mu kane lagur rrobat, deshta ta di a është heret të më ndodh një gjë e tille?


Faleminderit per kohen tuaj!

Valjeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valjeta.

Tek disa gra, ka raste që gjiri i cili gjatë shtatzënisë përgatitet për gjidhënien, mund edhe të ketë rrjedhje ashtu siç e përshkruan. Kjo gjendje, nuk është për t’u shqetësuar.

/komuniteti