Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tapa mukoide

Jam ne muajin e 9 te shtatzenise dhe nga vagina me del sikur leng i verdhe i trashe, cka mund te jete kjo doktoreshe, a mund te jete uji i bebit qe me shkon cdo dite e ngapak. Apo eshte tapa mukoide ama s`eshte e shoqeruar me gjak. Te uroj cdo te mire. Teuta.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Mund edhe të jetë tapa mukoide e cila paralajmëron se lindja po afron. Gjithsesi të rekomandoj të drejtohesh menjëherë te mjeku gjinekolog, i cili do të vlerësojë situatën gjëndjen e fëmijës. Në këto moment, merr mjaft vlerë ekzaminimi ekografik dhe CTG (kardio-toko-grafia).

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti