Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stafilokoku gjatë shtatzënisë

Pershendetje.


Jam 5 muajshe shtatzene dhe kam kete shqetesim. Bera nje strisho vaginale e cila me rezultoi me stafilokok. Cfare ndikimi ka ky mikrob gjate shtatzenise. Po femijes a i shkakton ndonje problem. Kam marre nje mjekim me Agumentine dhe Canesten, por qe nuk e kam filluar. Ju lutem me jepni nje informacion.


Faleminderit.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Stafilokoku konsiderohet pjestar i florës vaginale normale, por në raste të caktuara shtohet duke u bërë përgjegjës për shumicën e rasteve me infeksione.

Tek gruaja shtatzënë, nëse nuk mjekohet mund të shkaktoj plasje të parakoshme të membranave dhe më pas të infektoj fëmijën. Prandaj është domosdoshmëri mjekimi i këtyre infeksione me antibiotikë, sipas antibiogramës.

/komuniteti