Cista e Bartolinit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Edita
Në klinikën ku punoj, lejohet larja e trupit pas ndërhyrjeve të tilla operatore. Të rekomandoj që pas larjes të lyesh plagën me solucion dezifektant të betadinës. Në lidhje me përdorimin e antibiotikëve te shtatzënat, nuk lejohet përdorimi i tyre vetëm në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nëse antibiograma e infeksionit ka rezultuar me ndjeshmëri kundrejt amoksiklavit, atëherë përdorimi nuk ka pasoja.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam shtatzane ne javen e 25, para 3 muaje kam bere marsupilizimin e gjendrres se Bartolinit mirepo gjendrra mu perserit prap dhe qe dy dite kam bere prap operacionin per here te dyte, desha te pyes se a ka problem qe bej tush (banje) menjehere mbas operacionit dhe bej shume shpesh a mundet me qene edhe uji si burim infeksioni ne varren mbasoperative, apo kishte qene me mire te pres dy-tri dite mbas operacionit qe te laj trupin, si dhe jam duke perdorur antibiotikun CO-Amoxiclav 625mg a eshte i duhuri per kete operacion dhe a demton dicka bebin? te lutem pres me padurim pergjegjjen tende... ju faleminderit shumme.