A të pi burri Bioarginina 20ml ndërkohë që unë vazhdoj të pi Clomid?
Pavlina Metaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pavlina
Përdorimi i bioarginina jepet në varësi të të dhënave të spermogramës, por në shumicën e rasteve përdoret në një dozë unike të vetme prej 20 ml në ditë. Megjithatë të rekomandoj që konsumi i preparatit të bëhet sipas këshillës së mjekut që e ka rekomanduar preparatin.
Ju uroj fat.
Pershendetje, jam ne muajin e trete qe po vazhdoj te marr clomid dhe kete muaj me rekomanduan dhe per burrin te marri bioarginina20ml (l-arginina) qe te ndihmoj ne shpejtesine dhe rritjen e spermatozoiteve. A duhet te pi dhe sa ne dite 20ml apo 2 nga 20ml? Te lutem pergjigje sa me shpejt se nuk kam shume kohe nga dita e ovulimit. Faleminderit!