Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime nga cikatrica e epizotomisë

E nderuara doktoreshe, kam lindur qe 3 muaj, ne menyre natyrale dhe ende nuk jam sheruar mire nga prerja qe me eshte bere, kam qene te gjinekologu me ka thene je mire po ke qene e qepur shume keq, por une ende nuk po e ndjej veten mire dhe po kam ende dhimbje...cfare mendoni ju?


Ju faleminderit.

Hana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana.

Nuk është normale që të ndjesh dhëmbje nga epiziotomia, sidomos 3 muaj nga koha e lindjes.

Hana, duhet të vlerësosh që plaga/cikatrica e epiziotomisë, të jetë e mbyllur e shëruar. Nëse ndjen dhëmbje gjatë aktit seksual, djegie dhe dhëmbje gjatë urinimit apo larjes së pjesës së jashtme të vaginës, tregon se gjendja duhet korrigjuar.

Për situata të vështira, plastika e cikatrices është zgjidhja e rastit.

Hana (15 vite më parë)
Gjate urinimit nuk ndjej dhimbje ,mirepo gjate larjes se pjeses se poshtme po pak, ndersa marredhenie seksuale nuk kam patr ende pas lindjes sepse nuk kam qene mire e sheruar nga varra,a duhet patjeter ky intervenim dhe a eshte shume i veshtire, a mund te me tregoni pak me shume? Ju falenderoj per pergjigje dhe mirekuptim.

/komuniteti