Ditët e ovulimit
Essa .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Qëndresa,
Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 17.06.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse janë dt. 28 Qershor 2012 - 04 Korrik 2012.
Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Është shumë e rekomanduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.
Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.
Doktoreshe ju psh. shume sot 17 qershor e kam diten e pare te menstruacioneve, kur i kam ditet e ovulimit dhe a duhet bere marredhenje gjate atyre diteve sa zgjat ovulimi apo si me tregoni paksa se nuk e kuptoi aq mire si shkojne? Ju pershendes dhe ju uroj dite te mbare.