Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndalja e qumështit të gjirit

Pershendetje e nderuar gjinekologe Dr Mimoza desha te ju pyes, pse ende me rrjedh qumesht nga gjinjte femijen e kam mbajtur vetem dy jave pas lindjes duke u munduar me thithje e me pompa por ishte e kot nuk kishte sasi ta ngopte ate , tani u bene 4 muaj pas lindjes dhe ende kur e shtrydh majen me rrjedh qumeshti si ta eliminoj kete sasi te mbetur sepse mendoj se kjo nuk eshte e mire te mbetet brenda ju lutem ndonje keshille kam degjuar per tableta cilat jane ato? Ju falemnderit.

Gana Real (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gana,

Pas 4 muaj ndërprerje të ushqyerjes së fëmijës me gji, prania e qumështin nuk është normale. Pavarësisht se nuk ndjeni shtrëngime, temperaturë apo shqetësime të llojeve të tjetra, rekomandoj që të drejtoheni tek mjeku gjinekolog për kontroll dhe konsultë.

Në varësi të situatës që do konstatoj, ai do të ndërtojë skemë trajtimi e cila do normalizojë këtë situatë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti