Kur i kam ditët e ovulimit?
Celiii& Dino
(14 vite më parë)
Përshëndetje Celi,
Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 17.06.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse janë dt. 30 Qershor 2012 - 06 Korrik 2012.
Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Është shumë e rekomanduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.
Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.
Pershendetje dr. Mimoza sot me ka ardhur cikli por tash ne mbremje pra 17-6-2012 ciklin e kam 31 dite dua te di kur e kam diten e ovulimit dhe mbrenda ketyre diteve te ovulimit sa eshte e thenet per me pas marredhenje me burrin a duhet me pas per cdo dite te lutem me sugjero dicka se cfare te bej se 7 vite qe kerkoj te kem femi por pa sukses se sot jam shume e pikelluar se me ka ardhur cikli u ban 5 muaj qe perdori kllomifena dhe utrogestan po azgje te lutem me kthe pergjigje qe ta kuptoj ma mire dhe ishalla zoti te shperblen per kete te mire qe po na e ban, klm.