A ndikon dhëmballa me infeksion në ecurinë e shtatzënisë?
Anisa Arapaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa,
Higjiena orale në shtatzani është shumë e rëndësishme. Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Heqja dhëmbëve në shtatzani duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, përveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut.
Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.
Pershendetje Doktoreshe, ne radhe te pare ju falenderoj per kohen qe na kushtoni. Une jam ne javen e 21 te shtatzanise dhe kam nje dhemballe me infeksion, dentisti me dha te pija 5 dite amoksiciline dhe ma pas ta hiqa, por doktorresha me tha nuk ta rekomandoj ta heqeshe dhemballen. Une doja te dija a ndikon infeksioni i dhemballes tek femija?